“Brikena vesh rrobat e mia”/ Ina shpërthen pas daljes nga BBVIP: Të paktën laji! (FOTO)

March 15, 2026


Një deklaratë e ish-banores së “Big Brother VIP”, Ina Aderi, gjatë intervistës së saj në emisionin “S’e luan topi” u bë shkak për një valë të madhe reagimesh dhe sulmesh në rrjet.

Ina deklaroi se pas daljes së saj të papritur, kishte lënë gjysmën e rrobave në shtëpi dhe se vajzat po i vishnin ato pa leje, duke u kërkuar publikisht që “të paktën t’i lanin” para se t’i përdornin.

Pasi u kryqëzua në rrjetet sociale për këtë deklaratë, Ina nuk ka qëndruar në heshtje. Ajo ka vendosur të flasë me prova dhe fakte, duke publikuar disa foto në Instastory ku shfaqet qartë banorja aktuale, Brikena, e veshur pikërisht me rrobat e saj.

Në postimin e parë, Ina tregon Brikenën me një fund të saj, duke theksuar ndërhyrjen e produksionit:

Fundi i veshur nga Brikena dy ditë pasi unë kam dalë… Është lajmëruar direkt nga produksioni pasi e kam parë në video. Është thirrur në dhomën e rrëfimit dhe e ka hequr.”

Në një tjetër Instastory, ajo shfaq Brikenën me një set ngjyrë blu, për të cilin Ina tregon se ishte dhuratë. Ish-banorja nuk i ka kursyer aspak fjalët e rënda, duke e cilësuar këtë veprim si një vjedhje të pastër:

Të fushësh duart në dollapin e dikujt dhe t’i marrësh rrobat e pa pikë turpi t’i veshësh është vjedhje. Janë marrë masa edhe për këtë. Është thirrur përsëri në dhomën e rrëfimit dhe e ka dorëzuar setin tim. Turp!!!”

Ina bëri një deklaratë të fundit mjaft të fortë dhe ironike, duke u shprehur se nuk hedh kurrë baltë pa prova.

Me edukatën që më është dhënë në familje, të marrësh diçka nga dollapi i dikujt që nuk është prezent dhe ta veshësh konsiderohet vjedhje. Dhe vjedhja është ves… Nëse nuk kanë mundësi, jam gati të bëj një donacion për vajzat aty që mos të detyrohen më të vjedhin,” – ka përfunduar ajo reagimin e saj të ashpër.

Screenshot

Screenshot

Screenshot



Source link