VIDEO/ Rogerti godet Gimbon/ A do ketë masa sonte në prime? – Ora Info
Një debat mes dy banorëve në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” ka kaluar në kontakt fizik, duke shkelur një nga rregullat kryesore të formatit që ndalon çdo përplasje fizike mes konkurrentëve.
Në qendër të incidentit janë Rogerti dhe Gimbo. Përplasja mes tyre nisi me tone të larta dhe tension të dukshëm gjatë një diskutimi në shtëpi.
Pamjet e transmetuara tregojnë se gjatë debatit Gimbo iu afrua shumë Rogertit dhe qëndroi përballë tij. Në këtë moment situata u përshkallëzua dhe Rogerti reagoi duke goditur dorën e Gimbos me dorën e tij.
Rregullat e formatit parashikojnë masa të menjëhershme në raste të tilla. Një incident i ngjashëm ndodhi më herët gjatë këtij edicioni, kur Marko goditi dorën e Shendritit gjatë një debati. Produksioni vendosi atëherë përjashtimin e tij nga gara.
Vendimi për rastin e fundit pritet të merret gjatë spektaklit të radhës, ku pritet të sqarohet nëse Rogerti do të përballet me të njëjtën masë disiplinore.