“Doja ta fshihja trupin tim…”
1
Aktorja amerikane Sydney Sweeney ka folur hapur për pasiguritë që ka pasur për trupin e saj ndër vite, duke zbuluar se pikërisht këto përvoja personale e shtynë të ndërmarrë hapin e saj më të ri në biznes.
Ylli i serialit “Euphoria” ka lançuar në vitin 2026 markën e saj të të brendshmeve, Syrn, një projekt që synon t’i bëjë gratë, veçanërisht ato me gjoks më të madh, të ndihen më rehat dhe më të sigurta me trupin e tyre.
Në një intervistë për “Us Weekly”, aktorja 28-vjeçare pranoi se për një kohë të gjatë nuk ndihej mirë me pamjen e saj.
Gjithmonë kam pasur gjoks të madh. Isha 70DD që në klasën e gjashtë dhe kurrë nuk ndihesha mirë me veten -tregoi ajo.
Sweeney shpjegoi se shpesh përpiqej ta fshihte trupin, pasi nuk gjente veshje që ta bënin të ndihej rehat dhe e sigurt.
Sipas saj, vetëm pasi interpretoi personazhin Cassie në “Euphoria” filloi të kuptonte sa i rëndësishëm është vetëbesimi.
Duhet ta pranojmë trupin tonë dhe të ndihemi mirë në lëkurën tonë -tha aktorja.
Pikërisht përvoja me kostumet dhe veshjet e guximshme të personazhit të saj në serial e frymëzoi të krijonte një linjë të brendshmesh që ofron më shumë mbështetje dhe rehati.
Ajo rrëfeu se shpesh ankohej për prerjet e veshjeve ekzistuese, të cilat nuk i përshtateshin mirë dhe i shkaktonin parehati.
Rripat më ngulnin në shpatulla, materiali më acaronte dhe asgjë nuk më rrinte siç duhet. Kështu që hapa Pinterest me mijëra foto dhe mendova: duhet ta bëj vetë
Në koleksionin e saj të ri, aktorja ka përfshirë edhe detaje të veçanta personale. Logoja e markës formon një zemër nga dy shkronjat “S”, ndërsa shumë prej veshjeve kanë elemente të vogla dekorative në formë zemre.
Sweeney thotë se një nga veshjet e saj të preferuara është një korse e zezë, që sipas saj është perfekte për t’u kombinuar edhe me xhinse, duke krijuar një pamje seksi pa qenë e ekzagjeruar.