Trump pyetet se kur do të përfundojë lufta me Iranin

March 13, 2026


Presidenti amerikan Donald Trump tha se do ta dijë kur lufta me Iranin të mbarojë “kur ta ndiejë”.

I pyetur gjatë një interviste të transmetuar në “The Brian Kilmeade Show” në Fox Radio, se kur do ta dijë se lufta ka mbaruar, Trump u përgjigj: “Kur ta ndiej, në rregull, ta ndiej në kockat e mia”.

Pak momente më parë gjatë intervistës, presidenti sugjeroi se konflikti mund të mos zgjasë shumë më gjatë.

“Nuk mendoj se do të vonojë shumë”, tha Trump.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë vazhduar operacionet ushtarake kundër Iranit pas fillimit të sulmit të tyre më 28 shkurt.

Që nga fillimi i fushatës, Trump ka ofruar sinjale të ndryshme rreth kohëzgjatjes së konfliktit. /Telegrafi






Source link