Sulm ndaj një nxënëseje 10-vjeçare , ndalohet për 48-orë punëtori teknik i shkollës

March 13, 2026


Një rast i rëndë i sulmit seksual ka ndodhur në Ferizaj, ku një nxënëse e mitur, 10 vjeçe, është viktimë e ngjarjes.

Më 11 mars 2026, hetuesit rajonalë janë njoftuar për incidentin në një shkollë të mesme të ultë në qytet. I dyshuari është një 64-vjeçar, punëtor teknik në të njëjtën shkollë.

Sipas konfirmimit për Sinjalin nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i dyshuari është intervistuar më 12 mars 2026, në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit për të mitur, ai është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetuesit janë autorizuar të vazhdojnë veprimet hetimore.



Source link