Reagimet e ashpra të ambasadave të huaja për vendimin mbi Ballukun, reagon Rama

March 13, 2026


“Do ta nis nga vendimi i djeshëm i Parlamentit për jehonën tërësisht të deformuar që iu dha atij vendimi. Ju me siguri e keni ndjekur të gjithë rrjedhën e ditës, keni ndjekur edhe prononcimin tim,

që dua ta përsëris që lidhet me të vërtetën e madhe që kërkesa e Prokurorisë nuk i përmbushte as kushtet minimale për tu marrë në konsideratë.

Përpjekja për ta lidhur refuzimin me ndonjë arsye tjetër apo për t’i dhënë refuzimit përmasën e një fakti që do të bllokojë rrugën e Shqipërisë në BE apo do të pengojë zbatimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi, apo do pengojë drejtësinë, është përpjekje e shëmtuar,

madje në dëshpërimin e vet ka të gjithë ingredientët që ka në të përditshmen tonë përpjekja për të bërë çmos që Shqipëria të pengohet” – u shpreh Rama.



Source link