Pas shumë vitesh, një ballafaqim i fuqishem në Big Brother VIP Albania (Video)

March 13, 2026


Të gjithë sytë janë drejtuar te spektakli i nesërm i “Big Brother VIP Albania”, i cili premton të jetë një nga mbrëmjet më të zjarrta dhe plot të papritura të këtij edicioni.

Së fundmi, është publikuar promoja zyrtare e Prime-it dhe detajet janë vërtet “bombë”!

Sipas pamjeve të transmetuara dhe zërit paralajmërues në video, shtëpia do të gjendet përballë një llogaridhënieje të fortë pas një jave të mbushur me “debate dhe akuza të ashpra midis banorëve”.

Por, detaji që ka tërhequr më së shumti vëmendjen dhe ka ngritur në këmbë rrjetin është paralajmërimi për një surprizë të madhe jashtë rrethanave të lojës: “Pas shumë vitesh, një ballafaqim i shumëkërkuar!”

Kjo frazë ka ndezur menjëherë aludimet mes ndjekësve: Për cilin banor bëhet fjalë dhe kush është personazhi nga e kaluara që do të futet në shtëpi për këtë përballje “të shumëkërkuar”?

Ndërkohë, beteja mbetet e hapur edhe për rrugëtimin e banorëve në shtëpi. Katër personazhe mjaft të komentuar, protagonistë të dinamikave kryesore të ditëve të fundit, janë në rrezik eliminimi: Brikena, Gimbo, Mateo dhe Selin. “Kush do të shpëtojë midis tyre?” – mbetet pyetja që do të marrë përgjigje vetëm nesër në orën 21:00, nën drejtimin e Ledion Liços.



Source link