Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, caktohet masa “arrest me burg” për 67-vjeçarin në Gjirokastër

March 13, 2026


Ndaj një 67-vjeçari në Gjirokastër është caktuar masa “arrest me burg”, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me tre të mitur.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, u caktua masa e sigurisë “Arrest në burg” për personin nën hetim V.S., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Përfshirja në marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Më datë 06.03.2026, mbi bazën e kallëzimit penal të viktimës së mitur të veprës penale, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, regjistroi procedimin penal nr.111/2026, për veprën penale “Përfshirja në marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Në kuadër të këtij procedimi, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Gjyqësore, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, u ngrit një grup hetimor dhe u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes, ku në vijim të kryerjes së veprimeve hetimore u identifikuan dhe dy shtetas të mitur të tjerë, në cilësinë e viktimës së veprës penale të parashikuar nga neni 100/4 i Kodit Penal, me autor të dyshuar shtetasin V.S., 67 vjeç.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, shpreh gatishmërinë dhe garanton një angazhim maksimal, për një hetim të menjëhershëm dhe me prioritet për çdo kallëzim penal me viktimë të veprës penale shtetas të mitur.






Source link