Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” kanë arritur në një pikë ku duket se banorët nuk po njohin më asnjë lloj kufiri moral apo njerëzor.
Pas debateve të ashpra të ditëve të fundit, një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur ndjekësit, ku protagoniste është bërë Selin.
Këtë herë, ajo ka kaluar një vijë të kuqe të pakthyeshme duke i mallkuar djalin 2-vjeç Rogertit. Për ta bërë situatën edhe më të rëndë, ky veprim është miratuar nga Gimbo.
Reagimet në rrjet kanë qenë të menjëhershme dhe një nga qëndrimet më të forta ka ardhur nga aktori i njohur dhe ish-banori i BBVA, Jul Deda.
Përmes një postimi në Instastory, Juli nuk e ka përmbajtur aspak zemërimin e tij ndaj dyshes, duke theksuar se presioni i lojës nuk mund të justifikojë kurrë fjalë të tilla për një të mitur.
“Selin i mallkon Rogertit djalin dy vjeç, dhe Gimbo e miraton këtë. Çfarë nuk nxjerr nga goja njeriu kur e kap halli i nominimit. Edhe djali i Hitlerit të ishte, nuk mallkohet një fëmijë 2 vjeç për një lojë mi motër,” – ka shkruar Jul Deda mjaft i revoltuar.
