PS nuk ‘dorëzoi Ballukun, reagon Komisioni Europian

March 12, 2026


Ka një reagim edhe nga Komisionit Europian pas mbajtjes së seancës në Kuvend, ku u rrëzua me 82 vota kundër kërkesa e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

“BE-ja e ka ndjekur rezultatin e votimit të sotëm në Parlamentin e Shqipërisë.

Angazhimi ndaj sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë me rëndësi të madhe për procesin e anëtarësimit në BE.

Sigurimi i një mjedisi të favorshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në reagim.



Source link