Marrëdhënia mes Mateos dhe Brikenës po bëhet gjithnjë e më e nxehtë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Dyshja nuk po i fsheh më ndjenjat dhe tërheqjen fizike, duke dhuruar pamje që kanë ndezur menjëherë rrjetin.
Së fundmi, gjatë kohës që po qëndronin të ulur në tryezën e ngrënies, ata janë kapur “mat” nga kamerat në momente tejet intime dhe provokuese.
Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara, Mateo fillimisht shfaqet duke i puthur dorën Brikenës me shumë romancë, në sy të banorëve të tjerë.
Por detaji që ka tërhequr vëmendjen më të madhe të ndjekësve ka qenë ai poshtë tavolinës! Kamerat kanë fokusuar dorën e Mateos teksa qëndronte në mënyrë mjaft intime mbi kofshën e Brikenës.
Ndonëse këto skena pasionante e kanë ngritur temperaturën në shtëpi, ka një pjesë të publikut që ngre dyshime. Duke qenë se të dy ndodhen në nominim, skeptikët aludojnë se kjo “shkëndijë” e papritur mund të jetë një strategji e mirëmenduar për të tërhequr vëmendje dhe për t’i shpëtuar eliminimit.
Megjithatë, pamjet flasin vetë dhe tregojnë se ata po e shijojnë në maksimum shoqërinë e njëri-tjetrit!