Nëse preket Kosova, preket edhe Shqipëria – pavarësia e saj është e pakthyeshme

March 12, 2026


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka rikonfirmuar mbështetjen e fortë të Shqipërisë për Kosovën dhe theksoi se pavarësia e saj nuk mund të kthehet mbrapa.

“Kosova është e pavarur; është republikë”, tha ai në një intervistë për “Turkiye Today”, transmeton Klankosova.tv.

Rama paralajmëroi gjithashtu se çdo kërcënim ekzistencial ndaj Kosovës do të ndikonte drejtpërdrejt edhe në Shqipëri.

“Nëse preket Kosova, preket Shqipëria”, shtoi kryeministri shqiptar.

“Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, edhe Shqipëria është nën një kërcënim ekzistencial.

Megjithatë, duke folur për dialogun e bllokuar të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mes Prishtinës dhe Beogradit, shefi i qeverisë shqiptare pranoi se këndvështrimi i tij nga Tirana natyrshëm ndryshon nga ai i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqjes në Prishtinë.

“Unë jam në Tiranë, jo në Prishtinë. Kam qenë dëshmitar i luftës së përgjakshme që shpërbëri ish-Jugosllavia, e cila solli në Kosovë furinë e makinerisë nacional-socialiste të vdekjes dhe shkatërrimit”, shtoi Rama.

“Kujtimet e atij momenti, plagët dhe makthet janë ende shumë të pranishme atje dhe jo aq të pranishme këtu. Kjo është dallimi që unë gjithmonë duhet ta kem parasysh kur i shoh gjërat ndryshe nga këtu”, u shpreh kryeministri i Shqipërisë.






Source link