Mos ki merak… – Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit

March 12, 2026


Një moment emocionues është transmetuar në “Big Brother VIP5”, gjatë rubrikës së njohur “Big Love”, ku banorët marrin mesazhe nga ndjekesit dhe njerëzit e tyre më të afërt.

Këtë herë në qendër të vëmendjes ishte Miri, për të cilin u transmetua një mesazh nga bashkëshortja e tij.

Ky moment erdhi pasi në Prime-n e së martës u transmetua një klip ku Miri dëgjohej teksa shprehej se e do Selinen, një deklaratë që kishte ngritur shumë diskutime dhe reagime mes banorëve dhe publikut.

Megjithatë, përmes rubrikës “Big Love”, gruaja e tij zgjodhi t’i japë një mesazh mbështetës dhe plot dashuri, duke treguar se qëndron krah tij pavarësisht gjithçkaje që po ndodh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Mos ki merak për çdo hap që ke bërë deri më tani. Jam me ty, në anën tënde, dashuria jonë është e shenjtë dhe e vërtetë. Vazhdo si luan që je. Të dua shumë”, shkruhej në mesazhin e saj.

Ky mesazh krijoi një moment emocional në shtëpinë e BBV 5, ndërsa u komentua edhe nga publiku në rrjetet sociale. Shumë ndjekës e interpretuan si një shenjë të fortë mbështetjeje ndaj Mirit në këtë rrugëtim brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.



Source link