“Ka humbur njërën këmbë dhe është në koma!” Bëri “lëmsh” rrjetin pas MESAZHIT të dhënë vetëm me shkirm, si qëndron e VËRTETA e Mojtaba Khameneit?

March 12, 2026


Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka dhënë mesazhin e tij të parë publik që prej marrjes së detyrës, një moment ky i shumëpritur nga kushdo. Por në fakt udhëheqësi i ri suprem, nuk u shfaq në video dhe as nuk publikoi një deklaratë audio, por dha një mesazh të gjatë me shkrim i lexuar nga një prezantues i televizionit publik shtetëror.

Më parë kujtojmë se u raportua se lideri suprem është i plagosur në këmbë, por një artikull i “The Sun” ngre një tjetër pistë. Ku sipas raportimit të bërë nga prestigjozia britanike, djali i Khameneit ka humbur njërën këmbë po ashtu ka pësuar dëmtime në stomak ose mëlçi, dhe është në koma.

Një dyshim ky i thelluar për shkak të faktit që Mojtaba Khamenei nuk u shfaq me pamje apo zë, në deklaratën e dhënë.

Sipas analizave të bërë nga The Sun dhe CNN, Mojtaba Khamenei është potencialisht më i rrezikshëm se paraardhësi i tij, i ati, Ali Khamenei. Kjo pasi urrejtja e tij për armiqtë e tij perëndimorë u nxit nga humbja e familjes së tij. Dhe kjo u pasqyrua edhe në fjalimin e lexuar nga prezantuesi i medias kombëtare.

Një fjalim me një retorikë të fuqishme, shumë e ngjashme me atë që përdorte i ati. Gjatë të cilit specifikohej se “lumenjtë do të rrjedhin me gjak” dhe se do të “merret hak për gjakun e martirëve iranianë”.

E më tej mesazhi vazhdonte duke lavdëruar “frontin e rezistencës”, duke u bërë thirrje vendeve fqinje të mbyllin bazat amerikane, ndërsa kërcënonin të vazhdonin të synonin interesat amerikane në rajon, dhe duke dyfishuar mbajtjen e Ngushticës së Hormuzit të mbyllur për tregtinë globale.

E megjithëatë, varësisht deklaratave të dhëna “fshehtas” nga Khamenei, e burimeve të “The Sun” që thonë se është në koma, pyetjet vijojnë të mbeten pa përgjigje: Ku dhe si është Khamenei? Dhe më kryesorja: A është gjallë ai? Kush po i merr vendimet?



Source link