Ishte arratisur nga burgu, 31-vjeçari kapet në arrati dhe rikthehet në qeli

March 12, 2026


Një 31-vjeçar që akuzohej për largim të të burgosurit nga vendi i qëndrimit është arrestuar nga Policia e Shkodrës në arrati dhe u rikthye në qelitë e paraburgimit.

Për të dyshuarin S.Gj., banues në fshatin Gur i Zi, gjykata kishte dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë dhe uniformat blu e kanë ekzekutuar.

“U vu në pranga shtetasi S. Gj., 31 vjeç, banues në fshatin Gur i Zi, pasi Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, thuhet në njoftimin e policisë lokale, por nuk jepen detaje të tjera për veprën penale dhe dinamikën se si i riu ishte larguar.

Po kështu u mor nën procedim penal dhe u dërgua për hetim në Prokurori në gjendje të lirë edhe A. Gj., 24 vjeç, banues në Shkodër, pasi në lokalin që administronte, u gjet 1 armë sportive që posedohej pa leje, dhe 2 celularë me të cilët dyshohet se viheshin baste sportive.

Arma sportive dhe celularët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.



Source link