A ju kujtohet Arta Selimi e “BBVK”, kështu po duket sot
21
Arta Selimi është aktorja e njohur kosovare, e cila ka luajtur në shumë shfaqje teatrale, filma dhe seriale.
Për publikun e gjerë ajo u bë edhe më e njohur si banore e edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova”.
Pas përfundimit të spektaklit, aktorja është shfaqur më rrallë në intervista dhe dalje publike. Aktiviteti i saj ka qenë më i kufizuar në raport me periudhën kur ishte pjesë e formatit televiziv, shkruan “Kosovarja”.
Së fundi, në disa fotografi të publikuara në rrjete sociale, Arta duket në formë të mirë dhe me një paraqitje të kuruar. Pamja e saj është vënë re për freskinë dhe stilin e thjeshtë. 
