“Thuaji gjërat në fytyrë, jo në dhomën e rrëfimit”, kriset miqësia e Gimbos dhe Mateos – Ora Info
Në spektaklin e së martës u shfaq një deklaratë surprizë e Gimbos në dhomën e rrëfimit.
Banori u shfaq i revoltuar pas aludimeve të Mateos një Prime më parë se Selin dhe Rogerti kanë një miqësi nga jashtë.
Në deklaratën e tij, ai u shpreh se Mateo dhe Brikena kanë bërë çdo gjë për lojë dhe ndër rreshta tha: “Është sikur të them që Brikena ka lidhje me një afrikan jashtë”, ndërsa Mateo iu kthye duke thënë se gjërat dëshiron t’i dëgjojë përballë.
Pjesë nga debati mes tyre:
Mateo: Unë kam të drejtën të jap një mendim. Gimbon e kam parë të distancuar disa herë. Më ishte dukur i mërzitur. Dua ta sqaroj. Çfarë ka thënë në dhomën e rrëfimit nuk më ka pëlqyer. S’më ka pëlqyer ai krahasimi i shpifur, a ka lidhje me afrikan. Po të kishte diçka për t’u sqaruar, ta sqaronte. E kam këshilluar që nga dita një, që nga biseda që kishte me Mirin dhe që nga qasja që kishte. E kam suportuar. Mateo e ka afruar Gimbon dhe e ka trajtuar si mik.
Gimbo: Ka pasur sqarim me Selin, është e vërtetë. Unë kam menduar që ky e ka bërë këtë situatë për t’u folur.
Mateo: Çfarë ke për t’ia thënë Mateos, thuaja në sy, jo në dhomën e rrëfimit.
Gimbo: Kur kam ardhur të flas me ty, më ke thënë që mos i flit këto se dalin në Prime.
Mateo: Ty dhe Selinës nuk iu jam futur njëherë. Nuk kam ndërhyrë njëherë. Nuk ka nevojë Mateo për situatën. Mateo nuk erdhi njëherë që t’ju fuste në sherr.