Policia jep detaje lidhur me rastin ku u gjet i vdekur Alush Kastrati, ishte i zhdukur nga 7 marsi
1
Është gjetur i vdekur Alush Kastrati, 80 vjeçari nga fshati Zatriq i Rahovecit i cili ishte shpallur i zhdukur nga data 7 mars.
Lidhur me këtë nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje.
Sipas Policisë trupi i pa jetë u gjet disa kilometra larg fshatit Zatriq.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, njofton opinionin publik se në kuadër të operacionit të kërkimit lidhur me zhdukjen e personit Alush Kastrati, sot ekipet e angazhuara në terren kanë hasur në një trup të pajetë në një zonë malore, disa kilometra larg fshatit Zatriq.
Trupi i gjetur, bazuar në përshkrimet dhe të dhënat e njohura, dyshohet të jetë i personit të raportuar si i zhdukur në këtë rast. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale.