Kompania që zotëron formatin Big Brother VIP ka folur: Shqipëria dhe Kosova në..

March 11, 2026


Eksperienca e “Big Brother” ka dëshmuar vitet e fundit se ka një fuqi të jashtëzakonshme për të “mbërthyer” shqiptarët pas ekranit.

Por sa i madh është në të vërtetë ky fenomen nëse krahasohet me pjesën tjetër të botës? Përgjigjen e ka dhënë së fundmi moderatori i “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti.

I ftuar në podcastin “Zero Fucks Given”, Alaudini ka folur për impaktin e jashtëzakonshëm që ky format ka pasur si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri.

Gjatë bisedës, ai ka zbuluar një informacion shumë interesant që vjen direkt nga përfaqësuesit e kompanisë holandeze “Banijay”, të cilët zotërojnë licencën e këtij formati ndërkombëtar.

Holandezët e Banijay… më kanë thënë që vetëm 3-4 shtete në botë, fansat janë aq ‘crazy’ (të çmendur) dhe të pasionuar, saqë një ndër ta është Kosova dhe Shqipëria,” – u shpreh ai.

Ky zbulim tregon se, pavarësisht madhësisë së tregut, audienca shqiptare është ndër më të përkushtuarat në nivel global kur bëhet fjalë për të ndjekur, diskutuar dhe përjetuar dinamikat e shtëpisë më të famshme në botë!



Source link