“Këtë vit ja kemi kaluar BBVA”/ Alaudin Hamirti flet për konkurrencën mes tyre dhe formatit shqiptar

March 11, 2026


Moderatori i “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti, ka folur pa doreza për prapaskenat, buxhetin dhe suksesin e formatit në një intervistë të dhënë së fundmi për podcastin “Zero Fucks Given”.

I pyetur drejtpërdrejt nëse ka një konkurrencë mes BBVK dhe BBVA, Alaudini u përgjigj me një “po” të prerë.

Ai u shpreh se dy formatet janë krahasuar gjithmonë, por kjo sfidë i ka ndihmuar që të jenë akoma më kreativë nga viti në vit.

Moderatori kujtoi fillimet e sezonit të parë të BBVK, ku publiku i krahasonte vazhdimisht për skenën, ndriçimin dhe detajet e tjera me Shqipërinë.

Për këtë, ai zbuloi një detaj të rëndësishëm: buxheti për të organizuar formatin në Kosovë ka qenë shumë më i vogël se ai në Shqipëri. Megjithatë, ai theksoi me krenari se ia kanë dalë mbanë dhe janë përmirësuar ndjeshëm.

Gjatë intervistës, Alaudini bëri një deklaratë të fortë duke theksuar se këtë vit, shikueshmëria e BBVK ia ka kaluar asaj të BBV Albania!

Për të faktuar këtë sukses, ai zbuloi shifra marramendëse:

Këtë vit, BBVK ka arritur plot 6 miliardë shikime në total.

Për ta vënë në perspektivë këtë shifër “të çmendur”, ai e krahasoi me “Grande Fratello” në Itali. Alaudini theksoi se pavarësisht se Italia është një shtet me rreth 80 milionë banorë, Kosova, edhe pse një vend i vogël me shumë më pak popullsi, ka arritur të grumbullojë shumë më shumë klikime dhe interes se ta.



Source link