Jam e lumtur me të ardhurat…
15
Renne Reffo ka qenë sot e ftuar në “Live From Tirana”, ku ka komentuar pagesat që janë sot për influencueset. Sipas saj, pagesat nuk janë të këqija dhe ajo është e lumtur me të ardhurat që ka.
Pjesë nga intervista:
Ka të ardhura të mjaftueshme ky zanat?
Me thënë të drejtën unë jam shumë e lumtur me të ardhurat që kam, pavarësisht se në Amerikë jemi mësuar me pak më shumë se edhe standardi i jetesës është më i lartë.
Je mësuar me bakshishe
Po, por në të njëjtën kohë në Shqipëri ke dhe disa avantazhe të tjera. Në qoftë se të ardhurat le të themi nuk janë shumë të mira, që nuk është e vërtetë për influencerat, prapë ke këto pro të tjera, ti shumë gjëra nuk paguan. Shkon në një restorant dhe thonë respekte e ke nga ne.
Në një botë, në një diskurs dixhital që shumë influencera flasin për çmimet e tyre të larta, hera-herës edhe ekzagjerime për mendimin tim, flasin dhe nxjerrin disa shifra ndoshta për t’a ekzagjeruar dhe për të rritur klientelën patjetër se është biznes në fund të ditës. Si variojnë shifrat e vërteta për një bashkëpunim?
Unë mendoj që në varësi individuale, por do thosha për influencerat më e larta për një vajzë që bën një video, po flasim në stadet më të larta të influencerës, jo moderatore dhe gjëra të tjera, mendoj se është maksimumi 2000 euro për një video.
Po më e ulëta?
Varet, se ka dhe makro influencer që marrin 100 euro për një video. Varet në ça kategorie po flasim.