Fotot virale/ Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

March 11, 2026


Egli Tako duket se nuk gjen qetësi nga sytë kureshtarë të publikut dhe mediave rozë.

Pasi hodhi poshtë disa herë aludimet për romanca të reja pas ndarjes së saj të bujshme nga këngëtari Gjesti, një tjetër thashethem i fortë ka pushtuar rrjetin.

Këtë herë, fansat po dyshojnë se ajo ka nisur një lidhje me ish-banorin e “Big Brother VIP Albania”, Redon Beranin. E gjithë kjo zhurmë është ndezur nga disa detaje që ndjekësit i kanë parë në fotot e tyre.

“Provat” e rrjetit lidhen me makinën e Redonit. Në njërën nga fotot, ai shfaqet duke pozuar pranë një fuoristrade të zezë Mercedes G-Class.

Ndërkohë, Egli ka publikuar imazhe pikërisht pranë një makine të tillë të zezë, si dhe një foto tjetër mjaft provokuese ku shfaqet e ulur brenda një automjeti.

Për momentin, e gjitha mbetet në kuadrin e aludimeve të publikut.

Kujtojmë se Egli dhe Redoni krijuan një raport shumë të afërt dhe miqësor në ditët e para të BBVA, por rrugëtimi i tyre u nda pasi Redoni kërkoi të linte shtëpinë për shkak të presionit. Vetëm pas daljes së tij, Egli nisi romancën e saj me Gjestin.



Source link