Durrës, burri vdes duke pirë kafe në lokal!

March 11, 2026


Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Durrësit mëngjesin e sotëm (11 mars).

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:20, kur i moshuari S. P., 73 vjeç, ka ndërruar jetë në ambientet e një lokali.

Sipas informacionit paraprak, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale, ndërsa i ndjeri ka qenë duke konsumuar kafen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes dhe për të përgatitur raportin përfundimtar.

“Rreth orës 08:20, ka humbur jetën në ambientet e një lokali në lagjen nr. 17, shtetasi S. P., 73 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën, prej shkaqeve natyrale. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit”, sqaroi policia vendore.



Source link