“Ata kanë qarë të dy”/ Ish banori i BBV tregon çfarë ndodhi natën e ndarjes mes Mirit dhe Selin: Gjatë gjithë natës…

March 11, 2026


Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Angelo Haruni, ka qenë ditën e sotme i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka komentuar ngjarjet më të forta brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Gjatë bisedës në studio, ai ka folur për raportin e dashurisë mes Gimdo dhe Selin, si dhe marrëdhënien Selin me Miri.

Pjesë nga intervista:

Si e sheh dashurinë Gimbo-Selin dhe marrëdhënien Selin-Miri?

Mendoj që të dyja palët kanë arsyet e tyre të justifikuara për të mos patur besim 100%. Tani, Gimbo vërtetë thotë dua të tregoj këtë anën time si jam si natyrë. Por që ta bësh këtë gjë brenda “Big Brother” dhe audienca ta lejojë ty ta bësh këtë gjë, 3 janë strategjitë. Që në këtë rast është vetëm strategjia e lidhjes që ta lejon një gjë të tillë. Ditën që ka ardhur, Gimbo është ulur pranë Selin, ka vazhduar pastaj që në ditën 2 të shpreh një lloj kimie, një lloj vibe siç ai e quante. 3 ditë brenda shtëpisë sado që aty koha kalon ndryshe, nuk janë mjaftueshëm për të krijuar një lloj afeksioni.

Ai e kishte parë Selin nga jashtë

E duke e ditur se ça natyre është dhe çfarë karakteri ka, negativin se bënte dot, rolet e strategëve në shtëpi ishin të zëna, ça do bënte? Lojën e marrëdhënies, e cila po mban 4 veta sot brenda shtëpisë.

Megjithatë, jo për të kundërshtuar, mua ai më duket një nga djemtë më të mirë e këtij edicioni, i sinqertë.

I sinqertë ishte edhe Alesio, Marko. Por nëse do kishin patur nga një marrëdhënie, do të kishin qëndruar të gjithë më gjatë.

Unë nuk mendoj se është i dashuruar marrëzisht dhe do presë damarët nëse kjo nuk ndodh, por është djalë i ri, vajzë e bukur, pse jo, të kalojmë mirë. Mund të jemi bashkë përgjithmonë, mund të mos jemi, nuk është fundi i botës. Por kjo më Mirin, këtu ka më shumë lojë.

Te Miri dua të them dy gjëra, e para për raportin e ngushtë që kanë patur Miri dhe Selin. Unë kujtoj natën që ata janë ndarë nga krevati, kanë qarë të dy me njëri-tjetrin. Selin ka qenë te krevati dopio dhe Miri te krevati që është edhe sot, kanë ndenjur gjithë natën pa fjetur duke parë njëri-tjetrin në sy.

Kjo është dëshmia jote

E kam parë me sytë e mi, të dy të mërzitur, pa folur fare me asnjë njeri tjetër. Zgjuar gjithë natën, deri në orët e para të mëngjesit. Ndërkohë sa i takon 3 janarit që Miri e përmendi dhe me datë pas klipit të famshëm që thoshte ‘se e dua’. Ajo ka qenë një natë që çdo njeri që vjen me një dëshirë, ego për t’a fituar, edhe ato dështimet më të vogla i merr shumë fort. Atë natë 3 janari, ka qenë natë fitoreje për mua. Unë, Juxhini dhe Lore kemi festuar futjen e Mirit në akuarium, atë që ai e cilësonte rënia e lojës së tij. E natyrshëm kuptoj emocionet dhe lotët, nuk besoj se është përtej këtij raportit të fortë që krijohet mes dy njerëzve që krijonin në atë moment 100% besim te njëri-tjetri, nuk besoj se ka ndjenja romantike.

Pra po thua se nuk po qante për zemrën e thyer nga dashuria? Po qante për lojën?

Kam qarë dhe unë për lojën, në momentin që Juela më prishi gjithë strategjinë, kjo nuk do të thotë se kam patur ndjenja.

Po të shikoje, ishte interesante, në momentin që shfaqej klipi për banorët i Mirit, reagimi i Selin ishte që mbulonte gojën me dorë. Por ka një lloj sodisfaksioni, ka habi, sytë e hapur, dhe ka një buzëqeshje. Nuk duket se u mërzit.



Source link