A janë ndarë Keijsi dhe Ina? Motra e ish-banorit të BBV 5 zbulon të vërtetën

March 11, 2026


Motra e Keijsi Hysenit, Sara, ka qenë ditën e sotme e ftuar në studion e “Shqipëria Live”, ku ka komentuar ngjarjet më të forta të ndodhura brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

E në fund të bisedës në studio, Sidorela Gjoni e pyeti atë në lidhje me dy ish-banorët, Keisji dhe Ina Aderi, nëse janë bashkë apo janë ndarë. Kjo pyetje erdhi pasi pak ditë më parë u bë shumë viral lajmi që ata të dy nuk ndiqnin njëri-tjetrin në “Instagram”.

Ndërkohë Sara u shpreh se ata janë bashkë dhe mirë me njëri-tjetrin, duke mohuar zërat për një ndarje të mundshme.

Pjesë nga intervista:

Sidorela: Më ndodhi rastësisht të kisha në studio Inën, ditën që plasi gjëma. Çfarë ndodhi? Ina dhe Keijsi janë ndarë? Janë bashkë? Ti i di të gjitha.

Sara: Unë di çdo gjë, janë shumë mirë, s’ka asgjë për t’u shqetësuar.

Sidorela: U bënë prapë në “Instagram”?

Sara: Ishin shumë mirë, vazhdojnë të jenë shumë mirë. Nuk kanë asnjë problem mes tyre. Janë ok.

Sidorela: Se Ina mu duk sikur u sikletos kur e pyeta në studio, tani ti i rrëzon këto lajme?

Sara: Nuk janë të vërteta.

Sidorela: Duhet të të besojmë

Valbona: Po edhe shumë e gëzuar nuk duket Sara, nga mënyra se si e thotë.

Sara: Shiko, unë nuk mund të di çdo imtësi të marrëdhënies së tyre

Sidorela: Nuk janë ndarë?

Sara: Janë bashkë

Sidorela: Mos t’u bëhet qejfi atyre që po prisnin të ndaheshin.

Sara: Janë bashkë, vazhdojnë shumë mirë bashkë. Keijsi është prapë shumë i mirë.



Source link