Zbulohet gjinia e bebit që presin Adriani dhe Sidorela

March 10, 2026


Dasmat e fshehta të personazheve publikë gjithmonë zgjojnë interes të jashtëzakonshëm, sidomos kur fshehin detaje që ndryshojnë jetën.

Dy javë më parë, Prive By Liberta Spahiu solli pamje ekskluzive të martesës tejet private të këngëtarit të njohur, Adrian Gaxha, dhe partneres së tij, Sidorela.

Ceremonia u mbajt larg syve të mediave, por në pamjet e pakta të siguruara, një detaj i ëmbël nuk mund të kalonte pa u vënë re.

Barku i rrumbullakosur i nuses ishte mjaft i dukshëm, duke zbuluar se çifti ishte në pritje të fëmijës së tyre të parë. Prej asaj dite, pyetja e vetme që qarkullonte ngado ishte se cila do të ishte gjinia e foshnjës.

Pasi u fol e u aludua shumë nëpër rrjete sociale, misteri më në fund është zbuluar.

Burime të sigurta të Prive By Liberta Spahiu konfirmojnë se lajmi është i vërtetë dhe Sidorela do të sjellë në jetë një djalë. Një kapitull i ri dhe shumë i bukur po nis për dyshen.






Source link