U tha se ka ndërruar jetë, reagon ashpër personazhi i njohur

March 10, 2026


Ditën e sotme, në rrjetet sociale u përhap me shpejtësi lajmi se personazhi i njohur Xhovana Nikolli kishte ndërruar jetë.

Menjëherë pas përhapjes së lajmit, vetë Xhovana ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke e quajtur lajmin të rremë dhe ofendues.

A keni pak seriozitet, pak fytyrë o njerëz ordinera. Që shpifni këto lloj gjërash”, shkruan Xhovana Nikolli, duke i bërë thirrje publikut të mos përhapë informacion të pavërtetë.

Xhovana Nikolli u bë e njohur për institucionet ligjzbatuese dhe publikun pasi dyshohet, se ishte shënjestra e atentatit me eksploziv në Elbasan në korrik të vitit 2024.

Shpërthimi i eksplozivit në pallatin ku jetonte Nikolli, shkaktoi plagosjen aksidentale të një qytetari të pafajshëm.



Source link