Selin përballet me Mirin pas pretendimit se ajo e ka prekur në pjesët intime në krevat (Video)

March 10, 2026


Pas fjalëve që qarkulluan se Miri i kishte lënë të kuptohej Rogertit se Selin e kishte prekur në pjesët intime në krevat, kjo e fundit ka vendosur t’i kërkojë llogari hapur dhe përballë të gjithëve.

Në një diskutim të tensionuar sy më sy, Selin e ka vënë Mirin me shpatulla pas muri për ta detyruar të pranojë të vërtetën e atyre çfarë ka folur lart e poshtë.

Pjesë nga debati i nxehtë:

Selin (drejtuar Mirit): “Ta bëj edhe një pyetje se ndoshta na dëgjojnë të gjithë: Selin ty të ka prekur ndonjëherë në krevat? Ma thuaj pak!”
Miri: “Jo.”
Selin: “Po pse ti me sy i ke thënë Rogertit që mua Selini më ka prekur në krevat?”
Miri (i drejtohet Rogertit që ishte aty): “Të kam thënë unë ty që kjo më ka prekur?”
Rogerti: “Jo.”
Selin (e revoltuar drejt Rogertit): “O gënjeshtar! Jeni dy hipokritë të pafytyrë që i mbani lojën njëri-tjetrit.”

Për të vërtetuar se Selin ka të drejtë dhe se nuk po sajon asgjë nga ato që i janë thënë (nga Gimbo), kanë ndërhyrë familjarët e saj jashtë shtëpisë.

Për t’u mbyllur gojën djemve, personat që menaxhojnë rrjetet e saj sociale kanë publikuar pikërisht pamjet e diskutimit komprometues mes Mirit dhe Rogertit, duke i nxjerrë ata totalisht “zbuluar” para publikut.



Source link