Rritet në disa pika të pakicës në Tiranë dhe përgjatë autostradës çmimi i naftës me 16 lekë për litër, nga 182 lekë për litër që ishte ditën e premte më 6 Mars. Sot çmimi i shitjes së naftës ka rritur në nivelin prej 198 lekë për litër.
Shtrenjtohet sërish çmimi i naftës në pikat e pakicës, arrin 182 lekë për litër
Nga vëzhgimi i “Monitor” në autostradë rritja është reflektuar në pikat e karburantit të disa kompanive, si: “Kastrati” dhe “Alpet”, “Gega” ku rezulton se çmimi i naftës ka arritur 198 lekë për litër, ndërsa benzina po tregtohet me 188 lekë për litër.
Rritje është reflektuar edhe në disa pika brenda Tiranës.
Në pikën e pakicës së kompanisë Kastrati pranë zonës së Xhamllikut nafta po tregtohet 198 lekë për litër nga 182 lekë për litër që u shit ditën e premte.
Po ashtu edhe në disa pika të kompanisë “Elda” çmimi i naftës ka arritur 198 lekë për litër nga 189 lekë që u tregtua ditën e djeshme. Rritja për këtë kompani ëhstë edhe me 9 lekë të tjera.
Çmimi i naftës shtrenjtohet sërish me 7 lekë, arrin 189 lekë për litër
Shoqata e Hidrokarburave thotë se tregu i pakicës ka reflektuar ndryshimet e çmimeve në bursa pas ditës së premte.
Në bursat e huaja ditën e premte çmimi i naftës arriti 88.9 USD për fuçi.
Të dielën në darkë çmimet arritën në nivelin e 103 USD për fuçi dhe mëngjesin e të hënës çmimi arriti në 103 USD për fuçi.
Ndërkohë ditën e djeshme në darkë pas deklaratës së presidentit Donald Trump për ndërprerje të sulmeve në bursat e huaja çmimi i naftës zbriti në 90 USD për fuçi. Para nisjes së sulmeve në Lindjen e Mesme, nafta në bursë tregtohej me çmim 65 USD për fuçi.
Në vend, rritja e çmimit të naftës në tregun e pakicës nisi prej 4 Marsit fillimisht me 4 lekë për litër. Nga 175 lekë çmimi arriti në 179 lekë për litër. Çmimi prej 175 lekë për litër kishte mbetur i pandryshuar prej muajit tetor 2024.
Me tej më 6 Mars çmimi u rrit sërish me 3 lekë duke arritur në 182 lekë për litër./Monitor