Një moment mjaft i veçantë dhe plot emocion ka tërhequr vëmendjen e publikut gjatë spektaklit të fundit të “Big Brother VIP”, me protagonistë moderatorin Ledion Liço dhe banoren Greta Kazazi.
Teksa Greta u drejtua në dhomën e rrëfimit, Ledioni e përshëndeti si zakonisht duke i thënë “Hej Greta”. Ajo ia ktheu me një zë shumë të ëmbël, duke e thirrur me një përkëdheli: “Lediii”.
Ky pseudonim ka mjaftuar që moderatori të përfshihet nga emocionet dhe të reagojë menjëherë, duke treguar se ajo fjalë i zgjoi ndjesi të forta.
“Si më the? Ledi?” – iu drejtua Ledioni Gretës, duke shtuar: “Ua, sa kohë kisha pa më thirrur dikush Ledi. Waw… Ç’je ti Greta.”.
Në rrjet kanë nisur menjëherë aludimet lidhur me arsyen e këtij reagimi të fortë emocional.
Dyshohet se “Ledi” ishte pikërisht pseudonimi me të cilin e thërriste ish-partnerja e tij, Sara Hoxha, duke bërë që ky moment ta prekte moderatorin.