Arrestohet në Tiranë i riu i kërkuar nga autoritetet italiane

March 10, 2026


Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Në pranga ka rënë Bledar Barsan, i cili kërkohej nga drejtësia italiane për disa vepra penale.

Sipas policisë, arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, pas shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve mes strukturave shqiptare dhe homologëve italianë, përmes Interpol Tirana.

32-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Ankonës në Itali me 8 vjet, 11 muaj e 10 ditë burgim për veprat penale plagosje, kundërshtim të punonjësit të policisë dhe vjedhje, sipas legjislacionit penal italian.

Pas arrestimit në Tiranë, autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë. Ndërkohë, Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Roma për përfundimin e procedurave ligjore që do të mundësojnë dorëzimin e 32-vjeçarit tek drejtësia italiane.

Njoftimi i policisë

Në vijim të shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve operacionale, me homologët italianë, nëpërmjet specialistëve të Interpol Tiranës, të kryera në kuadër të operacionit të koduar “The ëanted”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kryen veprimet për arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin në Itali, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Bledar Barsan, 32 vjeç.

Gjykata e Ankonës e ka dënuar 32-vjeçarin me 8 vjet, 11 muaj e 10 ditë burgim për veprat penale plagosje, kundërshtim të punonjësit të Policisë dhe vjedhje, sipas legjislacionit penal italian. Pas arrestimit në Tiranë, autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për dorëzimin e tij tek drejtësia italiane.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të 32-vjeçarit drejt Italisë.



Source link