40-vjeçe dhe me fëmijë? Zbulohet mosha e vërtetë e Dolçes: Flet ish-banorja

March 10, 2026


Gjatë rrugëtimit të saj të suksesshëm deri në gjysmëfinalen e “Big Brother VIP Kosova”, Dolçe u kthye në kryefjalën e rrjeteve sociale, ku u përball me një sërë aludimesh të forta rreth jetës së saj personale.

Thashethemet më të përhapura pretendonin se ish-banorja ishte në fakt 40 vjeçe dhe se mbante të fshehtë faktin që kishte fëmijë.

Megjithatë, këto zëra u hodhën poshtë fillimisht nga emisioni “Prive”, i cili përmes dokumenteve vërtetoi se mosha e saj reale është 31 vjeç.

Tashmë që rrugëtimit të saj në BBVK i ka ardhur fundi, vetë Dolçe ka vendosur t’i përgjigjet këtij “misteri” të krijuar në rrjet. Gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit në Instagram, ajo u pyet drejtpërdrejt për këto thashetheme.

Ajo theu heshtjen duke zbuluar se ka lindur më 13 dhjetor 1994. Për pyetjen e drejtpërdrejtë nëse është nënë, Dolçe u përgjigj shkurt dhe prerë: “Nuk kam”.

Ndërsa, e pyetur se përse njerëzit hapën fjalë se ajo është 40 vjeçe dhe ka fëmijë, ish-banorja zgjodhi të mos i japë shumë rëndësi dashakeqësisë së rrjetit, duke i cilësuar thjesht si: “Llafe koti.”

Me këtë reagim të drejtpërdrejtë, Dolçe duket se i ka dhënë fund njëherë e mirë spekulimeve të pavërteta që e ndoqën përgjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.



Source link