Pas konfirmimit zyrtar të Arbana Osmanit si moderatore, vëmendja e publikut është zhvendosur te emrat e konkurrentëve që do të bëhen pjesë e “Ferma VIP 3”.
Mes emrave të përfolur është edhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Sara Gjordeni.
Megjithatë, ajo ka vendosur t’i jap fund aludimeve përmes një postimi në InstaStory.
“Ferma mu propozua menjehere sapo dola nga bbv, nuk pranova. Dhe meqe e kam lexuar emrin tim disa vende kete vit: Jo, as kete vit nuk do jem.
Ne ekran do shihemi pas shume pak muajsh, por jo me reality”, shkruan Sara.
