Pamjet virale/ Mateo kap prej fyti Brikenën dhe kërkon puthje me forcë (Video)

March 9, 2026


Një video e shkurtër por shqetësuese mes Mateos dhe Brikenës po bën xhiron e rrjetit, duke shkaktuar një valë kritikash të ashpra nga publiku për sjelljen e banorit.

Në pamjet e publikuara, situata duket se kalon kufijtë e një loje. Mateo shfaqet përballë Brikenës, duke i vendosur njërën dorë në fyt, ndërsa me dorën tjetër tenton me forcë t’i ofrojë kokën drejt tij për t’i rrëmbyer një puthje në buzë.

Edhe pse Mateo shihet duke qeshur, veprimi i tij karakterizohet nga përdorimi i forcës fizike. Nga ana tjetër, Brikena duket se refuzon dhe përpiqet të shmanget nga ky afrimitet i imponuar.

Komentuesit e kanë cilësuar këtë gjest si agresiv dhe aspak si një moment romantik apo shakaje, duke dënuar kapjen prej fyti dhe insistimin me forcë.



Source link