Më vjen keq që… – Kape Lajmin

March 9, 2026


Aktori i njohur i “Portokallisë”, Visjan Ukcenaj, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Ndyshe” me Elona Duron dhe Salsani Rrapin.

 

Në këtë sezon të ri të programit më të madh të humorit, Visjani ka një rol të veçantë, ku imiton Armir Shahinin që është pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Duke folur për sezonin, aktori u shpreh:

 

“Ka filluar shumë mirë, me energji shumë pozitive edhe për shkak të hyrjeve të reja që kanë sjellë një frymë të lezetshme, pozitivitet”.

Ndërkohë duke komentuar banorin e BBV që ai e imiton në “Portokalli”, Mirin, Visjani u shpreh:

“Miri me thënë të drejtën, kush e njeh në jetën reale, është një djalë fantastik. Është një ndër çunat më me sens humori. Edhe Landi ka sens humori, po Miri është shumë solar si natyrë dhe nuk e kuptoj pse në Big Brother nuk ka nxjerr pak anën e tij të lojës, të humorit, shakasë. Më vjen keq për këtë gjë pasi ka rënë pre e një imazhi, loje, ose pre e gjërave që ka bërë në atë lojë, ka qëndruar vetëm në atë gjë dhe i është kthyer boomerang”.



Source link