Konfirmon zyrtarisht rikthimin në ekran me “Ferma VIP”! – Kape Lajmin

March 9, 2026








Pritjes i erdhi fundi! Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, aludimesh dhe “ngacmimesh” të vogla në rrjetet sociale, Arbana Osmani ka konfirmuar zyrtarisht dhe përfundimisht atë që të gjithë prisnin: Ajo do të jetë moderatorja e formatit të ri “Ferma VIP”.

 

Moderatorja ka zgjedhur një mënyrë spektakolare për të bërë njoftimin, duke publikuar një promo të realizuar me standarde të larta kinematografike dhe artistike.

Në video, Arbana shfaqet duke zbritur nga një karrocë e vjetër në mes të natës, e rrethuar nga pishtarë dhe një atmosferë mistike fshati.

E veshur me stil dhe duke mbajtur në dorë një çelës të madh, ajo ecën mes “banorëve” dhe bagëtive, për të hapur në fund dyert e mëdha të hambarit ku shfaqet logoja e programit.

 

“Let the games begin” (Le të fillojnë lojërat), – ka shkruar ajo krahas videos, duke zyrtarizuar 100% pozicionin e saj.

Realizimi profesional i videos dhe rikthimi i saj janë pritur me një qasje shumë pozitive dhe entuziazëm të madh në komente nga ndjekësit.




Source link