Familja Pojani është në festë! Dy motrat e njohura të showbizz-it, Ina dhe Marsi Pojani, janë të dyja në pritje të ëmbël.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Megi Pojani përmes një postimi plot humor dhe emocion në Instagram, ku shfaqen me barkun e rrumbullakosur.
“Poopita dhe Urina janë në pritje të bebit Appleinas. Unë jam teze Strawberrita,” – ka shkruar Megi, duke përdorur nofkat karakteristike.
Ndërsa për Inën dihej që ishte në pritje të ëmbël (pasi e bëri publike më 29 tetor 2025 dhe kurorëzoi dashurinë në tetor), shtatzënia e Marsit ishte një surprizë totale për publikun.
Për Marsin, ende nuk dihet emri apo portreti i partnerit, pasi ajo e ka mbajtur jetën private larg syrit të mediave, ndryshe nga motrat e saj.