PS nuk jep aprovim për kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.
Ulsi Manja i cili prezantoi raportin e anëtarëve socialistë në Këshillin e Mandateve, deklaroi se nuk ka vend për zëvendësim të masës së sigurisë.
Në mbledhje do të mbajë fjalën kryesocialisti Edi Rama.
Vetë Belinda Balluku, tashmë e shkarkuar nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës, nuk merr pjesë në mbledhje.
