Kurti nuk përgjigjet pse s’i shkoi Osmanit në takim
2
Kryeministri Albin Kurti nuk është përgjigjur pse nuk mori pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, për të diskutuar datën e zgjedhjeve të reja, pas shpërndarjes së Kuvendit.
Kurti tha se pasdite do të deklarohet, transmeton Klankosova.tv
“Do të kemi një adresim pasdite nga kryeministria, tash më duhet të shkoj”, tha Kurti.