Kollçaku kandidatja e dytë për presidente? Kështu përgjigjet Adnan Rrustemi i VV-së
1
Adnan Rrustemi nga VV nuk e ka mohuar e as pohuar nëse Fatmire Kollçaku po nga kjo parti është kandidate tjetër për presidente.
“Nuk mund ta konfirmojë këtë gjë e marrim vesh shumë shpejt. E përsëris, ne kemi dhënë kohë, edhe nënshkrime edhe gatishmëri edhe dialog e diskutime opozitës për të zgjedhur presidenten apo presidentin”, tha ai.
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se sonte do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme plenare.
Sipas njoftimit, në rend dite është vetëm një pikë: zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës.
Seanca pritet të mbahet në sallën e seancave të Kuvendit duke filluar nga ora 22:00.