“Çdo sukses është për ju”
2
Elijona Binakaj viziton varrin e nënës dhe motrës pas daljes nga BBVK4
Finalistja e dytë e “BBVK4”, Elijona Binakaj, ka prekur ndjekësit me veprimin e saj të fundit pas përfundimit të aventurës në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Menjëherë pas daljes nga formati, ajo ka vizituar varrin e nënës dhe motrës së saj, duke ndarë momentin emocional përmes një postimi në Instastory.
“Shpresoj që nga lart po më shihni dhe jam duke ju bërë krenare. Çdo sukses është për ju. Ju dua përjetë, mami dhe motra ime”, ka shkruar Elijona, duke shoqëruar fjalët me një dedikim prekës.
Kujtojmë se gjatë qëndrimit në shtëpi, Elijona kishte bërë një rrëfim rrëqethës, ku tregoi se nënën dhe motrën i kishte humbur në një aksident trafiku.