Këngëtari i njohur Yll Limani, i dashur nga publiku në Kosovë dhe gjithë trojet shqiptare, ka bërë të ditur se gjatë vitit 2026 nuk do të mbajë performanca në klube. Ai shpreh falënderimin e tij të thellë për fansat:
“Për shumë vjet, kemi takuar gati çdo fundjavë në klube të ndryshme, kudo ku ka pasur njerëz që e duan muzikën time. Prania juaj, energjia, afërsia dhe dashuria që më keni dhënë më gëzojnë zemrën dhe jam pafundësisht falënderues.
Tash kam vendosur të ndalem pak. Nuk është largim nga muzika dhe as nga klubet, që janë pjesë e rëndësishme e historisë sime; ato janë vendi ku muzika ime ka rritur krahë dhe ku kam kënduar bashkë me ju. Kam kujtime të paharrueshme dhe disa këngë kërkojnë hapësirë tjetër për t’u ndjerë si duhet. Disa gjëra në jetë kërkojnë kohë, fokus dhe një frymëmarrje tjetër.
Ky është thjesht një vendim për të krijuar hapësirë për diçka më të madhe, për t’u përgatitur dhe për t’u takuar ndryshe. Faleminderit për çdo natë që e kemi ndarë bashkë deri sot. Shihemi shumë shpejt, ashtu si ju keni qejf, e mbyll keshtu shkrimin e tije ne Instagram

Leave a Reply