Çun Lajçi i drejtohet Kurtit me mesazh të fortë: Tash asht koha me i ‘pre’ hajnat!


Aktori dhe publicisti Çun Lajçi ka reaguar me një mesazh të fuqishëm publik, drejtuar kryeministrit Albin Kurti, duke e inkurajuar që të marrë më vendosmërisht drejtimin e vendit dhe të mos lëshojë përballë kundërshtimeve dhe interesave personale brenda institucioneve.

Përmes një gjuhe figurative dhe të drejtpërdrejtë, Lajçi thekson nevojën për udhëheqje të fortë, drejtësi të pakompromis dhe përqendrim te mirëqenia e qytetarëve, duke e cilësuar këtë si një moment vendimtar për shtetin dhe shoqërinë, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Albin,

kapi frerët dhe kqyre popullin që po i han dhimbjet e veta!

– Advertisement –

Se ishin kundër teje – e pamë.

Që vazhdojnë me qenë kundër teje – po e shohim.

Që do të ecin përballë teje, tue të vu prita n’rrugë – kjo s’ka dyshim se ka me ndodhë.

Asgja e papame. Asgja e pazakontë.

Kur nji pishë rritet me hov e ia kalon majës së kërshit, myshqet ngjiten n’lëvoren e saj e përpiqen me e krymbë, që t’thahet ma kollaj.

Kështu ndodh edhe me njeriun që ka ma shumë se të tjerët në krye – mend, vizion dhe guxim për me e mbajtë qafën drejt.

S’po e them unë.

E ka thanë nji njeri i madh:

kur lind gjeniu, të vegjlit i dalin përpara e përpiqen me ia lakojë rrugën.

Kjo ndodhi.

Kjo po ndodhë.

Dhe kjo ka me ndodhë edhe me ty.

Por tani asht koha tjetër.

Kapi frerët n’dorë.

Ata që t’kan dalë prej dore, ktheji n’vijë.

Mos e zbut zemrën ndaj njeriut tand që punon për xhepin e vet e jo për shtetin.

Të tillë ke mjaft n’oborrin e partisë tande e n’Kuvendin e Kosovës.

Ta kanë pi duhanin msheftas edhe Vitia, edhe Çeko, edhe Rozeta, edhe shumë të tjerë.

T’kan mashtrue.

Mos u mashtro ma.

Se nuk mjafton veç mos me qenë hajnë.

Duhet me i njohë hajnat.

Duhet me i pre.

Shëndetësia asht n’kollaps.

Kultura asht kalbë.

Arsimi ka zbritë deri te alfabeti.

Kapi frerët dhe kqyre popullin

që po i han dhimbjet e veta n’për mungesë ilaçesh,

që po i numëron ditët e jo shpresat.

Gjithçka asht ba boll.

Tash s’na duhesh veç i pastër.

Na duhesh i fortë.

I fortë me e këputë hajninë n’oborrin tand.

I fortë me i dhanë popullit bukë me hangër.

Se lirinë e gjetëm këtu.

Por lirisë i duhet edhe bukë.

Edhe ujë.

Edhe pak krypë.

Edhe pak sheqer.

Liria pa bukë, Albin, asht veç fjalë.

E ti duhesh me e kujtue se si po jetojmë –

tue shpresue për nji të ardhme ma të mirë.

S’ka ma lavde, djalosh.

Kamxhiku asht për të gjithë ata që çojnë krye.



Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *