Ish-prezantuesja e akuzon për sulm seksual, publikohen pamje ku Julio Iglesias e puth pa dëshirë


Një video e vjetër e një interviste të vitit 2004 me Julio Iglesias, e transmetuar në një kanal televiziv argjentinas, po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të forta.

Pamjet tregojnë këngëtarin e famshëm duke puthur në buzë prezantuesen Susana Giménez gjatë transmetimit, pavarësisht rezistencës së dukshme nga ana e saj. Në intervistën, e zhvilluar në emisionin “Susana Giménez”, Iglesias shihet duke e përqafuar prezantuesen dhe duke tentuar disa herë ta puthë në buzë. Në video, ai e kap me duar nga koka dhe përpiqet ta imobilizojë, ndërsa Giménez përpiqet të shmangë kontaktin. Pavarësisht reagimeve të saj, këngëtari arrin ta puthë kundër vullnetit të saj.

Më pas, teksa Iglesias ulet në divan, ai i kërkon vazhdimisht prezantueses të ulet pranë tij dhe tenton sërish ta puthë. Giménez reagon duke e shmangur situatën me humor, ndërkohë që emisioni vazhdon drejtpërdrejt. Rikthimi i videos vjen në një moment delikat për artistin 82-vjeçar, i cili aktualisht përballet me akuza të rënda për ngacmim dhe sulm seksual nga dy ish-punonjëse të tij.

 






Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *