Surprizë në Big Brother VIP Albania: Alketa Vejsiu opinioniste!


Pas fotos virale të postuar ditën e djeshme krah Ledion Liços, e cila ngjalli kuriozitet të madh në rrjet, më në fund është zbuluar arsyeja e bashkimit të dy moderatorëve.

Sipas burimeve, Alketa Vejsiu do të jetë sonte pjesë e pandarë e spektaklit “Big Brother VIP Albania”, por me një rol vendimtar.

Moderatorja e njohur do të ulet në karrigen e opinionistes, duke zëvendësuar kështu Arbër Hajdarin.

Mungesa e Arbërit në mbrëmjen e sotme vjen për arsye ende të padeklaruara, por është konfirmuar se ky zëvendësim është i përkohshëm.

Burimet bëjnë me dije se rokada është e vlefshme vetëm për natën e sotme dhe nuk paralajmëron ndryshime të përhershme në panel.

Megjithatë, prania e Alketës pritet të ndezë atmosferën në studio. Me stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe përvojën e gjatë televizive, pritet që ajo të sjellë një energji ndryshe dhe analiza të forta përballë banorëve në këtë natë Prime.



Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *