Surprizat nuk kanë fund në “Big Brother VIP”. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtëpisë më të famshme në Shqipëri i janë bashkuar dy banorë të rinj, të cilët janë vendosur fillimisht në zonën e Akuariumit.
Hyrja e parë është një emër mjaft i njohur dhe i dashur për publikun. Bëhet fjalë për Artan Kolën, këngëtarin e njohur të muzikës shqiptare.
Hyrja e dytë është Aleksandra, e cila duket se do të sjellë energji të lartë dhe debate në shtëpi.
Ajo nuk ka humbur kohë për të treguar karakterin e saj të fortë që në prezantimin e parë.

“Besnike, por edhe vullkan,” ishin fjalët me të cilat Aleksandra e përshkroi veten, duke paralajmëruar banorët e vjetër se nuk do të jetë një konkurrente e lehtë.

Leave a Reply