Bia bën ‘rite’ te krevati i Albës, ja çfarë fshehu në dyshek (VIDEO)


Një situatë e pazakontë dhe mjaft shqetësuese po qarkullon orët e fundit në rrjetet sociale lidhur me “Big Brother VIP Kosova”.

Protagoniste është Bia Khalifa, e cila është filmuar duke kryer disa veprime të çuditshme që ndjekësit i kanë interpretuar menjëherë si “rite magjie” kundër banores tjetër, Albës.

Në videot virale, Bia shihet fillimisht me një kukull “Labubu” në dorë.

Ajo shfaqet duke e shpuar kukullën me një gjilpërë, dhe sipas raportimeve, gjatë këtij veprimi ajo përmend emrin e Albës.

Por “riti” nuk është ndalur me kaq. Në një tjetër moment, Bia është parë duke shkuar te shtrati i Albës kur aty nuk kishte askush. Ajo është filmuar teksa i hedh një varëse poshtë dyshekut të saj.

Këto pamje kanë shkaktuar reagime të forta dhe frikë te publiku, të cilët kanë akuzuar Bën për përdorimin e magjisë së zezë për të dëmtuar rivalen e saj në lojë.



Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *