Si qëndron e vërteta me Mateon? MESAZHI i nënës së Brikenës, ja çfarë THOTË për vajzën e saj


“Njohja e saj në të kaluarën ka qenë diçka njerëzore, e mbyllur prej kohësh, pa lidhje dhe pa…”

ëna e Brikenës, Nebahate Selmani, ka bërë një reagim për herë të parë në lidhje me raportin e së bijës me Mateon.

Nëna e banores së “Big Brother VIP 5” i ka bërë një mesazh emisionit të “Fan Club”, ku shprehet se njohja e Brikenës në të kaluarën ka qenë diçka njerëzore, e mbyllur prej kohësh, pa lidhje dhe pa premtime.

“Nuk kemi asnjë arsye të hapim tema të vjetra ose të vendosim në qendër të vëmendjes persona dhe situata që sot nuk janë me rëndësi! Secili le të vazhdojë lojën dhe jeten e vet me respekt!”, shkruan ajo.

Zonja Nebahate shton se është krenare për vajzën e saj dhe mënyrën se si ajo po e përballon këtë situatë.

“Me këtë deklaratë e konsiderojmë temën e mbyllur dhe nuk do të japim komente të mëtejshme!”, e përfundon mesazhin nëna e Brikenës.

Çfarë mendimi ka familja për Brikenën? Motra e Mateos TREGON për herë të parë çfarë u ka thënë banori i BBVip për të
Mesazhi i nënës së Brikenës për “Fan Club”:

Përshëndetje! Jam Nebahate Selmani, nëna e Brikenës në BBVA 5. Po ta nis këtë mesazh pasi më treguan që po kërkoni një telefonatë apo pjesëmarrje në studio për të komentuar lidhur me situatat e Brikenës! Pasi nuk mundem të jem prezent fizikisht, shkaku i punës dhe po ruaj ditët për pushim në rast ndonjë surprize për vajzen time, dua të deklarohem vetëm me mesazh, të cilin keni leje ta shfaqni në studio.

Nuk jam mësuar të flas publikisht, por si nënë ndjej përgjegjësi ti them disa fjalë! Vajza jem ka vendosur të jetë e një formati televiziv dhe kjo nuk do të thotë se jeta private dhe personale e saj të kthehet në temë diskutimi, sidomos çështjet e kaluara.

Njohja e saj në të kaluarën ka qenë diçka njerëzore, e mbyllur prej kohësh, pa lidhje dhe pa premtime, ashtu siç e ka thënë edhe ajo!

Nuk kemi asnjë arsye të hapim tema të vjetra ose të vendosim në qendër të vëmendjes persona dhe situata që sot nuk janë me rëndësi! Secili le të vazhdojë lojën dhe jeten e vet me respekt!

Unë si nënë jam krenare për vajzen time dhe mënyrën se si ajo po e përballon këtë eksperiencë! Nuk ka nevojë të mbrohet me zërat e tjerë po me vlerat që ka marrë nga shtëpia e vet!

Me këtë deklaratë e konsiderojmë temën e mbyllur dhe nuk do të japim komente të mëtejshme!

Ju faleminderit për mirëkuptimin.

 






Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *