Vërshimet bllokojnë sërish komunën e Drenasit, disa rrugë të pakalueshme, Lladrovci: Mos lëvizni pa arsye


Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrvoci, ka njoftuar se vërshimet kanë bllokuar sërish disa rrugë në këtë komune. Ai ka kërkuar nga qytetarët që të mos lëvizin pa arsye, dhe ka njoftuar edhe se, ekipet emergjente janë terren, përcjell KosovaPost.

Kryetar i Drenasit, ka treguar se cilat rrugë janë të bllokuara si pasojë e vërshimeve.

Aktualisht, nga vërshimet, janë të pakalueshme rrugët si vijon:

Drenas – Guri i Plakës,

Drenas – Kroi i Mbretit

Shtrubullovë – Korroticë e Ulët, dhe

Rruga nga Komorani 1 në drejtim të Komoranit 3.

Rruga nga Komorani për Skenderaj në drejtimin të Drenasit zhvillohet me vështirësi dhe ka kolona të gjata.

Qytetarë të nderuar,

Kërkojmë nga ju të mos lëvizni pa arsye, të respektoni shiritat e ndalimit të kalimit, shprehni solidaritet dhe nëse keni mundësi ndihmoni për të tejkaluar gjendjen.

Ekipet emergjente janë në terren dhe bashkë me Policinë e Kosovës dhe AME-në, po bëjnë të pamundurën për lehtësimin e gjendjes.

Source link



Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *