Sfida e bashkimit të banorëve të “Akuariumit” me shtëpinë ka dalë jashtë kontrollit mbrëmjen e djeshme, duke sjellë përplasje fizike dhe tejkalim të limiteve, situata që kanë detyruar Vëllain e Madh të marrë masa të menjëhershme disiplinore.
Tensioni nisi kur Juxhini bllokoi Brikenën në tualet në përpjekje për ta bërë të fliste. Kjo solli ndërhyrjen e ashpër të Mirit, i cili e largoi atë me forcë fizike nga dera. Juxhini reagoi keq ndaj këtij veprimi, duke pretenduar se ai vetë nuk kishte përdorur dhunë ndaj vajzës.
Në një tjetër front, Selin u akuzua nga Mali për prekje të tepërta në fytyrë, të cilat sipas tij thyen çdo kod etik të lojës.
Për shkak të këtyre shkeljeve të rregullave, Vëllai i Madh ka vendosur të çojë automatikisht në televotim tre banorët: Selin, Juxhinin dhe Mirin.
Tashmë fati i tyre është në dorën e publikut me pyetjen: “Kë doni të shpëtoni?”

Leave a Reply